Pse liderët e Ballkanit duhet t’u besojnë premtimeve të BE? Lajçak: Nëse jo,atëherë…

AKTUALITET


I dërguar i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shtangur me përgjigjen e tij ndaj një pyetje lidhur me besimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për premtimet e BE.

Lajçak thotë se nëse liderët e Ballkanit Perëndimor nuk i besojnë BE-së, atëhere le të shkojnë diku tjetër.


Zyrtari i kërkimit në BalkanForum, Samir Behariç pretendon se e ka pyetur Lajçakun saktësishtsi më lart, madje duke i përmendur BE-së edhe premtimet si liberalizimi i vizave të Kosovës apo çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veritu, që në fakt përfshin edhe Shqipërinë.

”Është e modës të kritikosh BE në lidhje me liberizimin e vizave, por udhëheqësit e Kosovës duhet të shkojnë në ato vende që po bllokojnë lirinë e udhëtimit dhe të pyesin se si të veprojnë.”- tha Lajçak.

Mediat e Kosovës e kanë cilësuar përgjigjen e Lajçak si arrogante.




Skip to toolbar