Psikologët nga Kosova do asistojnë të prekurit nga tërmeti

AKTUALITET


Kosova ishte nga vendet e para që u solidarizua dhe u gjend pranë Shqipërisë në momentin që ra tërmeti. Veç ndihmave me forca kërkim-shpëtimi, ushqime e veshmbathje apo ndihmat financiare, 50 psikologë, 4 psikiatër, 2 epidemiolog dhe mjek, janë nisur mëngjesin e të dielës drejt Shqipërisë.

Ata do të ofrojnë asistencë për familjet e prekura në nga tërmeti në Thumanë, Durrës dhe Tiranë. Ndërkohë, sipas News 24, të dielën Shqipërinë do ta vizitojnë edhe disa deputetë nga Kuvendi i Kosovës.


Ekspedita organizohet nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës, ku në përbërje të saj do të ketë dhe nga Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, që të gjithë profesionist të shendetit mendor me përvojë dhjetra vjeçare.

Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, ndërsa mbi 900 të tjerë mbetën të plagosur. Megjithatë, mijëra familje në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë dhe zona të tjera kanë mbetur pa shtëpi pasi u shembën nga tërmeti. Gjithashtu, lëkundjet e shpeshta sizmike kanë krijuar panik te qytetarët, ndaj ndihma e psikologëve është e nevojshme për të kaluar situatën e frikës.




Skip to toolbar