“Puma” i jep fund sponsorizimit të ekipit kombëtar të futbollit izraelit dhe serb

Më të fundit


Marka sportive “Puma” do t’i japë fund sponsorizimit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit, rapotojnë mediat ndërkombëtare.

Vendimi i kompanisë për të mos rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Izraelit është marrë një vit më parë, shkruajnë mediat, duke bërë me dije se vendimi nuk lidhet me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme.


Kompania thuhet gjithashtu se do të ndërpresë punën e saj me ekipet e tjera kombëtare si Serbia.

Disa aktivistë pro-palestinezë kanë akuzuar markën për mbështetjen e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, gjë që Puma e mohon. Vitet e fundit, aktivistët kanë organizuar protesta jashtë dyqaneve të kësaj kompanie. Thirrja për bojkot të produkteve të markës është intensifikuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor.




Skip to toolbar