Putin: Tani për tani nuk ka nevojë për përdorimin e armëve bërthamore

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk i sheh kushtet për përdorimin e armëve bërthamore siç përcaktohen në doktrinën bërthamore të Rusisë, por shtoi se nuk mund të përjashtojë një ndryshim në doktrinën.

“Ne kemi një doktrinë bërthamore që thotë se përdorimi i armëve bërthamore është i mundur në një rast të jashtëzakonshëm, kur sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet.

Por doktrina mund të ndryshohet. E njëjta gjë vlen edhe për testet bërthamore. Ne do të kryejmë teste nëse është e nevojshme, por deri më tani nuk ka një nevojë të tillë.,” tha ai në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.



Skip to toolbar