EURO 2024/ Një shqiptar mbetet jashtë, Zvicra publikon listën përfundimtare të lojtarëve

Më të fundit


Vetëm shtatë ditë na ndajnë nga nisja e turneut më të rëndësishëm për Kombëtaret, në Evropës. Mbrëmjen e 14 qershorit, Kampionati Evropian i futbollit do të çelë siparin e këtij ediconi, me sfidën Gjermani-Skoci dhe siç ishte parashikuar edhe më herët, trajnerët kanë filluar të publikojnë listat përfundimtare të lojtarëve të grumbulluar.

Pas Spanjës e Gjermanisë, që zbuluan emrat e 26 lojtarëve të thirrur, pak më herët, gjatë kësaj të premteje, përfaqësuesja e radhës që ka bërë diçka të tillë është Zvicra, me teknikun, Murat Yakin, i cili ka zbuluar emrat e të grumbulluarve, ku për fatin e tij të keq i vetmi që ka mbetur jashtë grumbullimit është sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, pavarësisht se tekniku turk është mjaft i kënaqur me performancën e 24-vjeçarit.


“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në fazën sulmuese, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”,- u shpreh Yakin, pas publikimit të listës, duke e mbajtur kështu Zeqirin, në “pole position”, në rast se një prej lojtarëve ofensiv do të dëmtohet gjatë kompeticionit.

Kështu, me largimin e 24-vjeçarit, në skuadrën e Zvicrës mbeten vetëm tre shqiptarë Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe kapiteni, Granit Xhaka. Ndërkaq, kujtojmë se në ditët në vijim “Helvetët” do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, aty ku do të përgatiten për sfidën e hapës të Evropani, ndaj Hungarisë, më 15 qershor. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar