Qëllohet me armë drejt një makine në Lezhë

AKTUALITET


Policia e Lezhës informon se një makinë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të makinës së Eduart Picës.


Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.




Skip to toolbar