Qëlloi policinë gjatë aksionit në Lazarat, në pranga 6 vite më pas

AKTUALITET


Policia vuri në pranga një të ri 27 vjeç nga Lazarati, i cili ishte i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg. Bëhet fjalë për shetasin Enrik Skënderi, i cili 6 vite më parë, kur në Lazarat policia nisi aksionin kundër drogës, i riu kundërshtoi forcat e rendit duke gjuajtur me armë zjarri.

Sipas Policisë, i riu akuzohet për “Kundërshtim të punonjësve të rendit publik” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtja pa leje”.


“Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë.




Skip to toolbar