Një 28-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë një shtetase moldave në oborrin e shtëpisë së saj, plot 12 herë. Shqiptari ka shkuar në banesën e gruas moldave, në të cilën jetonte së bashku me të motrën, dhe e ka qëlluar në zonën e barkut duke e plagosur rëndë. 33-vjeçarja i është nënshtruar operacionit dhe ende ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihen shkaqet e sulmit të të riut shqiptar, ndërsa policia ka bërë arrestimin e tij, i cili pritet të përballet me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë.’