Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë/ E konsideruar si më e madhja në Ballkan, inspektohet nga Rama

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektim në kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Madh të Liqenit.

Rama e cilëson si një institucion i vërtetë arti, ekonsideruar si më e madhja në Ballkan, që do të ofrojë kushte optimale për aktivitete social-kulturore, zhvillimin e kurseve mbi artet skenike e pamore të tilla si klasa aktrimi, baleti e kërcimi, muzike, pikture e skulpture, e arteve digjitale.

Përmes kësaj infrastrukture të re, qytetit do t’i shtohet një skenë e dyfishtë, brenda godinës, si dhe jashtë saj në trajtën e një amfiteatri të hapur në natyrë./abcnews.al



Skip to toolbar