“Qetësohuni! Tërmetet nuk parashikohen”

AKTUALITET


Pas panikut  të së dielës në mbrëmje ku shumë banorë të Tiranës dolën në rrugë dhe në shesh pas lajmeve fake se një tërmet i fuqishëm do të godasë sërish, ka reaguar agjencia më e madhe sizmologjike EMSC e cila u bën thirrje shqiptarëve që të qetësohen, pasi tërmetet nuk parashikohen dhe nuk mundet askush të dijë se kur do të bien.

Ndaj dhe agjencia në fjalë bën thirrje që askush të mos u besojë lajmeve të rreme.


“U themi miqve tanë në Shqipëri se gjasat janë që këto ditë të keni dëgjuar ose të dëgjoni njerëz që thonë se e kishin parashikuar tërmetin e djeshëm. Mos i dëgjoni: parashikimi i tërmeteve ËSHTË I PAMUNDUR. Qofshi të sigurt”, shkruhet në njoftim.

Lajmet e përhapura të dielën në mbrëmje në disa portale morën përgjigje nga policia, e cila ka shoqëruar gazetarët përgjegjës, nga Syri.net dhe nga gazeta Shekulli. Kryeministri Rama i cilësoi çnjerëzore këto lajme dhe tha se shpërndahen nga ata persona që duan të shkaktojnë kaos.




Skip to toolbar