Tër(Meta) bën thirrje për qetësi: T’i kthehemi jetës normale

AKTUALITET


 Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një thirrje në facebook ku apelon për qetësi dhe kthim në jetën normale.

“Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta teksa ka publikuar sërish foto me qen. Këtë herë nuk e tund por e mban me dashuri në prehër.


Kujtojmë se presidenti Meta ishte pari që rreth 1 muaj më parë shpërndau lajmin se “Shqipëria do të goditet nga një tërmet apokaliptik”.

Fatmirësisht tërmeti i së shtunës megjithëse ishte i fortë, nuk ishte apokaliptik dhe se nuk shënoi asnjë viktimë. Të shumtë janë komentuesit që i kujtojnë presidentit se kanë kaluar natën jashtë nga paniku i tërmeteve, ndërsa të shumtë janë ata që vijojnë bëjnë humor dhe e pyesin se çfarë parashikimesh të tjera ka.

Edhe njëherë sqarojmë se tërmetet janë dukuri natyrore të pa parashikueshme. Deri më sot sizmiologët në mbarë botën nuk kanë arritur të parashikojnë asnjë tërmet. Ndaj dhe shqiptarët duhet të gjejnë qetësi dhe të mos u besojnë njoftimeve të rreme që shpërndahen nëpër portale apo rrjete sociale./realstory.al

Mirëmëngjes të dashur miq,Me rëndësi është t'i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!Ju uroj një javë të mbarë!

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 22. September 2019



Skip to toolbar