Qeveria serbe në prag të krizës. Kryeministrja Brnabiç kërcënon me dorëheqje

KOSOVA


Qeveria serbe po përballet me një krizë që mund të sjellë rënien e Kryeministres Brnabiç. Para mbledhjes të së enjtes Brnabiç ka shkruajtur në profilin e saj Tëitter se është gati të japë dorëheqje në çdo moment edhe në seancën e qeverisë të enjten në praninë e Presidentit Vuçiç.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Kryeministri dhe Presidenti do të takohen një ditë më parë për të diskutuar për temat që do të diskutohen në seancë, ndërsa spekulohet se mund të flitet për shpallje zgjedhjesh, ndryshime në Qeveri apo rindërtim të saj.


Ndryshe nga Presidenti Vuçiç që deklaron se pranon edhe të vetësakrifikohet por nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Kryeministrja deklaron se nuk është kundër zgjedhjeve.

Pak orë para se Brnabiç të shprehej për dorëheqje dhe mbajtjen e zgjedhjeve në mbledhjen e kryesisë së Partisë Progresive, Presidenti Vuçiç u kundërpërgjigj opozitës se është gati të vdesë dhe do të luftonte deri në fund që të mos e lërë Serbinë në dorë të llumit.




Skip to toolbar