Korrupsioni me tenderat, burg për dy zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë

AKTUALITET


Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro doli ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme, ku mësoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Edhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto është lënë në burg.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. 


Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Dy zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar edhe në ndalimin e administratorit të kompanisë, ‘DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.




Skip to toolbar