Rama afron Shpëtim Gjikën, i çon dhuratë për ditëlindje

AKTUALITET


Shpëtim Gjika ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës por marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama u ftohen pas arrestimit të tij për shpërdorim detyre. Në atë kohë ndodhi dhe distancomi i Gjikës nga PS, sikur ndodh me të gjithë personat që kanë probleme me ligjin, duke përfshirë këtu edhe ish ministrin Saimir Tahiri.

Por pas fitores në gjyq të pafajësisë nga Gjika, duket se ka nisur afrimi i tij me PS-në dhe kryeministrin Rama, i cili nuk ka harruar ta urojë për ditëlindjen ish kryebashkiakun vlonjat duke i dërguar një dhuratë.


Këtë e ka bërë me dije vetë Gjika, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë i ka dhuruar atij një shishe verë, një dhuratë e kthyer në simbol kjo nga ana e kryeministrit.

“Edhe këtë vit nuk mungoi dhurata e Kryeministrit për ditëlindjen time”, ka shkruar Gjika.

Gjika u arrestua nga policia në vitin 2015, vetëm pak muaj para se të përfundonte mandatin e kryebashkiakut. Në atë kohë Rama u shpreh se e ka mik por nuk mund ta amnistonte.




Skip to toolbar