Meta bllokon rrugët me dekrete molotov. Kthen mbrapsht Orikum-Dukat

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta po e tregon çdo ditë se jo vetëm është bërë nxitës i krizave dhe i konfliktit në vend por edhe pengesë për zhvillimin e vendit dhe ndërtimin e rrugëve të reja. Meta ka kthyer të premten në kuvend ligjin për ndërtimin me koncesion të rrugës Orikum –Dukat.

Në argumentet e tij presidenti shkruan se kontrata Koncesionare është nënshkruar në dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës, në shkelje të parimit të konkurrencës së lirë dhe përbën rrezik për cenimin e interesit publik. Po kështu Meta vëren se kontrata është formalizuar përmes një procesi jo transparent.


“Ky ligj miraton një Kontratë Koncesionare ku vullneti i Qeverisë Shqiptare në këtë proces është formuar në kundërshtim të hapur me rregullat që normojnë këtë proces, në shkelje të parimit të konkurrencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit, duke krijuar rrezik për cenim të interesit publik;

Kontrata e lidhur mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik është formalizuar përgjatë një procesi jotransparent ndaj publikut dhe pa një bazë ligjore konkrete për negocimin e kushteve materiale të saj; Mungesa e një vlerësim të qartë ekonomik, krijon rrezik për cenim të financave të shtetit dhe interesin publik; Nuk rezulton të ketë një studim fizibilteti të plotë dhe objektiv të hartuar dhe të miratuar nga institucionet shtetërore përgjegjëse të ngarkuara me ligj me këtë detyrë; Nuk është dhënë miratimi i këtij projekti nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, konform kërkesave të aktit që rregullon këtë proces;

Rriskon seriozisht buxhetin e shtetit dhe ekonominë e familjeve shqiptare, pasi nuk ka një përllogaritje të saktë të efekteve të saj në ekonominë e vendit; Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmërisë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me qëllim mosevidentimin e përgjegjësisë në këtë proces dhe mbulimin e çdo paligjshmërie nëpërmjet ligjit”, shkruhet në argumentet e presidentit i cili i kërkon Kuvendit ta rishqyrtojë ligjin në fjalë.

Edhe në argumentet e renditura lexohet qartë sulmi që presidenti i bën qeverisë duke e kthyer çdo akt të tij si qëllim në vetvete për të penguar dhe akuzuar qeverinë.

Në këtë vazhdë një ditë më parë, të enjten ai kthehu mbrapsht ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Që të dyja këto projektligje janë miratuar nga kuvendi i Shqipërisë, por janë akuzuar nga opozita jashtë parlamentare dhe si kryeopozitar që e ka shpallur së fundi veten, Meta ia ka vënë qëllim vetes të pengojë qeverinë duke i përdorur dekretet si Volatana molotovin.

Koncesioni për rrugën Milot-Balldren ka marrë 79 vota pro në Kuvend, ndërsa aksi rrugor Orikum-Dukat është miratuar me 77 vota pro. Që të dyja këto akse janë premtime të qeverisë dhe synojnë përmriësimin e ndjeshëm të infrastrukturës rrugore dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.

Lexoni të plotë këtu argumentet e Metës




Skip to toolbar