Rama: Nënkryetare gra për bashkitë e drejtuara nga burrat

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi drejtuesit vendor duke ju kujtuar se në çdo bashki numri dy i saj duhet të jetë një grua, duke e parë këtë gjini si më të aftë dhe më pak të korruptueshme. Rama është treguar i ashpër me burrat e partisë socialiste në periferi duke fajësuar këta të fundit se kanë lënë jashtë vëmendjes gratë dhe vajzat në zonat e tyre dhe mbajtur ato larg vendimmarrjes me argumentin se nuk ka gra për në poste drejtuese. Rama i bëri deklaratat gjatë takimit të zhvilluar me drejtueset femra që mbajnë poste të rëndësishme në nivel qendror dhe vendor realizuar në kuadër të nismës më të re “Edhe një”. Projekti synon bashkëkryesimin mes dy gjinive në të gjitha organizatat e partisë socialiste, gjë që është kërkuar edhe nga kryeministri Rama.  

“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Çka është më e rëndësishme në kushtet e stome të shoqërisë tonë është se nuk na duhet përfshirja më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore, por për të pasur sa më shumë njerëz që janë serioz dhe të aftë. Një barrë e madhe e punës së qeverisë sot mbahet nga ministret që janë gra. Kur vijmë te pushteti vendor, ne kemi përcaktuar një rregull, në rast se kryetari i Bashkisë është mashkull, më e pakta nënkryetari i parë duhet të jetë grua. Sot nuk kemi zbatim të këtij rregulli. Sot para se të vija këtu, iu kam çuar një mesazh kryetarëve të bashkive që të respektojnë këtë rregull. Gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament dhe në terren. Territori shqiptar është i mbushur me plagë në kuptimin e refuzimit ndaj faktorit grua.”  tha Rama



Skip to toolbar