Vetëhelmohet nëna e tre fëmijëve, fjalët e fundit: E bëra me vetëdije

AKTUALITET


Një 47-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës i ka dhënë fund duke pirë fostoksinë. Në fjalët e fundit që 47-vjeçarja la ishte s e”ajo e kishte blerë vetë fostoksinën dhe i kishte pirë me vetëdije.”

Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve dy vajzave dhe një djali, ka qënë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese. Ajo u gjet me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar, por humbi jetën 30 minuta më pas në spitalin e Beratit.


Ende nuk dihen shkaqet që çuan 47-vjeçaren të ndërmerrte këtë akt, ndërkohë që policia konfirmon se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.




Skip to toolbar