Rama flet për spitalin e ri në Fier: Për 1001 arsye u bë e mundur vetëm së fundmi

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim me qytetarët në Fier. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u ndal tek spitali i ri që do të ndërtohet në Fier, ku donatore është qeveria turke.

Pjesë nga bashkëbisedimi
Qytetari:
 Do të jetë spital që do të ketë pavione të veçanta? Risia, do të jetë vetëm për Fierin apo për gjithë jugun? Pse ky interesim për Fierin?

Rama: 
Siç e dini më shumë e dinë ata që janë të përfshirë në sistemin shëndetësor ne Fier. Nevoja për një spital rajonal me standarde dhe kapacitete në lartësinë e duhur në zonë është e hershme, siç është pritshmëria. Dhe të tjerë e kanë premtuar, e kemi bërë dhe ne. Me vjen për të qeshur kur thonë pse tani me fushatë. Kemi bërë përpjekjet tona prej shumë kohësh, kemi vite që përpiqemi ta materializojmë, kemi bërë përpjekje për të gjetur mënyrën e financimit, se nuk është vetëm çështja e godinës, por dhe kostoja shumë e lartë. Kemi dështuar me sukses më shumë se 1 herë dhe pse kemi pasur interesa të shprehura nga anë të ndryshme, pasi për buxhetin e shtetit ishte një operacion goxha i rëndësishëm dhe i pamundur në kushtet kur kemi pasur shumë nevoja në shëndetësi, që nga transformimet në QSUT. Sot kemi më në fund mundësi të shohim realizimin e këtij projekti, me presidentin e Turqisë këtë çështje e kemi shtruar më parë, ia kam prezantuar dhe Gramozit që e kemi shtruar. Për 1001 arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital do ti shërbejë një zone më të gjerë. Do të jetë spital publik, si të gjithë spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra. Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme është se nuk do jetë një qendër që do transferohet energjia më moderne. Do të pajiset nga A te ZH-ja nga Turqia, do të jetë një qendër e transferimit të dijes. Do të pilotohet autonomia spitalore.





Skip to toolbar