Rama i përgjigjet Bullgarisë: Hiqni veton, ose më duroni mua!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit.

Në një reagim në Twitter, Rama shprehet se njësoj siç ka Bullgaria problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale. “Hiqni veton, ose më duroni mua”, thekson Rama.


Edi Rama: Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq të lehtë: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!

Oh! Bulgaria’s Foreign Ministry has an issue with my way of speaking!Fair enough.I have an issue too with the way Bulgaria wants to solve biletaral issues by using the enlargement process as e vehicle of kidnapping two NATO countries! Easy friends:Lift the VETO or bear with me!

— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022




Skip to toolbar