Rama i trishtuar për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: O Zot, u deshën minuta të tëra ta besoja

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke shprehur trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “u deshën minuta të tëra” për të besuar lajmin e humbjes së Gjergj Xhuvanit.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumë gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…  Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë…”, shkruan Kryeministri në reagimin e tij.


Gjergj Xhuvani u nda këtë të mërkurë nga jeta në një spital në Romë, pas një ataku kardiak, raportojnë të afërm të tij. Në moshën 56-vjeçare, Xhuvani largohet nga kjo botë fizikisht, duke lënë pas një karrierë të gjatë kinematografike si regjisor i shumë filmave artistik, apo skenarist dhe producent.




Skip to toolbar