Rama kujton fushatën e para 8 viteve: Do bëjmë më shumë se në gjithë vitet e tjera!

Më të fundit


Nga Gramshi, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mëdyshje për 25 prillin, të dalin apo jo në votime, që ta ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur atë që duan pasi kështu mund të vendosin një politikë më të mirë për ta.

“Gabon duke menduar që po i ktheu shpinën politikës dhe kutisë së votimit është jashtë mundësive që politika të merret me të prapa shpine.


Sa më pak njerëz të zakonshëm të merren me politiken aq më shumë është e mundur që politika të bjerë në duar të këqija e aq më shume njerëz të zakonshëm vuajnë prej vendimmarrjve të këqija.

Sa më shumë njerëz të merren duke vendosur atë që duan aq më shumë mundësi ka që politika të bjerë në duar të mira e vendimmarrjet të jenë më të mira.

Edhe rindërtimi i shtëpive bëhet nga politika nuk vjen nga qielli, edhe lufta me armikun e padukshëm, politika ka sjellë edhe nazizmin edhe fashizmin edhe diktaturën komuniste por pa politikën kurrë s’do kishte arritur këtu ku ka arritur shoqëria.

Kurrë vajzat e gratë s’do kishin të drejtën e votës, pa politikë s’do kishte BE. Sa më shumë marrin pjesë aq më e mirë është politika për ta, sa më shumë e braktisin aq më shumë janë të dënuar nga vendimet e këqija të politikës”.

Rama ndër të tjera u zotua se nëse PS fiton mandatin e tretë qeverisës, për Gramshin dhe gjithë Shqipërinë do të bëhet më shumë edhe se sa në dy mandatet qeverisëse të socialistëve.

“Përpara 8 vitesh në fushatën e parë fituese kam ardhur në Gramsh e u kam thënë që ne do bëjmë ne 4 vitet e ardhshme më shumë se sa bënë të tjerët në gjithë këto vite bashkë dhe e mbajta fjalën.

Në 2017 kam ardhur e kam thënë do bëj edhe më shumë, sot ju them ju e gjithë shqiptarëve ky mandat i tretë s’është për mua, duke u nisur nga bazat që kemi hedhur, ngrehina që kemi lartësuar në gjithë sektorët është mandati ku ne do bëjmë më shumë për Shqipërinë se në gjithë vitet e tjera marrë së bashku përfshirë dhe dy mandatet tona”.




Skip to toolbar