Rama, me video për teatrin: “Gërmadha” pas murit do i jepet privatit në këmbim të teatrit të ri

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se territori i Teatrit Kombëtar do t’i jepet privatit, duke sqaruar se asnjë centimetër e teatrit nuk do të preket nga privati, por shpjegon se pjesa që do t’i jepet privatit në këmbim të një teatri të ri është pjesa përtej murit rrethues të godinës aktuale, e cila administrohet nga Bashkia e Tiranës. Rama sjell edhe pamjet e kësaj zone që duket se ka degraduar për shkak të gjendjes së mjeruar, në të cilët ndodhet, duke ironizuar akuzat opozitare, të cilët e quajnë vlerë arkeologjike.

“Është folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do ‘kafshohet’ nga privati! Në fakt asnjë centimetër katror e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet vetëm Teatri i ri Kombëtar! Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, në këmbim të teatrit të ri që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video”, shpjegon Rama, duke publikuar videon.


Eshtë folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do “kafshohet” nga privati! Në fakt ASNJE CM2 e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet VETËM TEATRI I RI KOMBËTAR! Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, NË KËMBIM TË TEATRIT TË RI që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video. Shikojeni dhe më thoni: A është ky truall një vlerë arkeologjike, historike, kombëtare apo kulturore, që po e humbet Shqipëria me këtë partneritet Publik-Privat për Teatrin e Ri Kombëtar? Dhe nëse jo, a nuk i’a vlen që në këmbim të këtij trualli, i cili do t’i bashkëngjitet pronave private përreth, Shqipëria të përfitojë një Teatër të Ri Kombëtar të denjë për Shqipërinë që duam? Shikim të mbarë.

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 31. Juli 2019

Madje, kryeministri, me ironi ngre pyetje mbi vlerat arkeologjike që pretendon opozita dhe një grup artistësh. “A është ky truall një vlerë arkeologjike, historike, kombëtare apo kulturore, që po e humbet Shqipëria me këtë partneritet Publik-Privat për Teatrin e Ri Kombëtar? Dhe nëse jo, a nuk ia vlen që në këmbim të këtij trualli, i cili do t’i bashkëngjitet pronave private përreth, Shqipëria të përfitojë një Teatër të Ri Kombëtar të denjë për Shqipërinë që duam?”, shprehet Rama.

Menjëherë pas Ramës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka shigjetuar sërish kryeministrin, duke thënë se ai po mashtron me aferën e 6 kullave me vlerë 200 milionë euro. Sipas tij, çdo gjë që thotë kryeministri është mashtrim pasi synimi  i tij është vetëm të vjedhë qytetarët shqiptarë.

Ajo që duhet të ishte një hapësirë dinjitoze në qendër të Tiranës, ambientet mbrapa Teatrit Kombëtar, pranë e Bashkisë Tiranë, është në fakt  një mjedis i rrënuar, gjithë myk e lagështirë dhe plehra. Më herët, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, kryetarin i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu dhe anëtarë të rinj të këshillit, panë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet kjo hapësirë në qendër të kryeqytetit. Pas derës së ambientit, shihet të jetë e shkruar PD, simboli i shkurtuar i Partisë Demokratike.

Mazniku deklaroi se kjo është zona e cila do të zhvillohet dhe falë këtij projekti, do të përfitohen më shumë se 8.000 metra katrorë ndërtim për Teatrin e Ri, i cili do të jetë sipas standardeve më të mira të një teatri kombëtar. Në gërmadhën pas teatrit ka jo vetëm plehra dhe ferra, por janë hedhur edhe makineri të vjetra të lojërave të fatit, që e bëjnë të duket si një landfill në mes të qendrës së qytetit.




Skip to toolbar