Rama ndan foto nga takimet në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë paraditen e kësaj të shtune disa foto nga takimet në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi.

Mes shumë politikanëve rajonalë dhe botërorë, Rama ka publikuar dhe foto me Albin Kurtin.


Të dy kryeministrat shqiptarë shihet duke biseduar me njëri-tjetrin, në humor të mirë dhe ndoshta duke shkëmbyer ide për dy vendet tona.

I pranishëm në këtë takim ka qenë dhe Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Pas tre ditësh, kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç do të takohen në Bruksel për vazhdimësinë e dialogut, edhe përse Beogradi e ka shkelur Marrëveshjen fillestare.




Skip to toolbar