Kryeministri i vendit Edi Rama, vijon të promovojë bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.
Shefi i qeverisë e ka nisur ditën duke publikuar pamje panoramike nga plazhi i Spillesë në Rrogozhinë, i cili duket i mbushur në këto ditë të nxehta qershori. Ai thekson se ky plazh është një nga perlat e shumta që ofron bregdeti shqiptar.