Militantët e Partisë Demokratike janë mbledhur për të protestuar kundër kryeministrit Rama, i cili do të zhvillojë në takim elektoral në Elbasan. Protestat e opozitës në qytetet ku Rama zhvillon tubimet elektorale është një urdhër i dhënë nga Lulzim Basha pas protestës së 21 qershorit.
Protestuesit janë mbledhur pak metra më larg ku zhvillohet dhe mitingu elektoral i PS-së, ndërsa mes tyre ndodhen forcat e policisë për të siguruar mbarëvajtjen e situatës. I pranishëm është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, si dhe janë mobilizuar edhe forcat RENEA.
Në momentin e zhvillimit të takimit elektoral të PS-së, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policsë, por janë penguar nga forcat e rendit. Pjesa tjetër e protestës ka vijuar e qetë, larg dhunës dhe incidenteve të tjera (ndryshe nga sa paralajmëroi Aurel Bylykbashi). Deklarata e Bashës të martën në mbrëmje për distancim nga dhuna ka dhënë efektin e saj mes protestuesve.