Rama: Një“JO”, s’na ndryshon drejtimin

POLITIKË


Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe se nuk është duke kërkuar as lëmoshë dhe as dhuratë, por atë që i takon. Gjatë konferencë për shtyp me homologun italian Conte, Rama u shpreh se Shqipëria ka një histori dashuri me Europën për shkak të të kaluarës së saj. Kryeministri Rama hodhi batuta duke thënë se “Shqipëria kërkon të martohet me Europën, ndërsa Britania kërkon divorc.”

Megjithatë Rama tha se edhe nëse nuk marrin një “po” për hapjen e negociatave, dielli do të lind sërish më 19 tetor dhe se vendi do të vazhdojë punën e tij në përmirësimin e reformave të kërkuara nga BE.

Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë dhe e meritojnë çeljen e negociatave pa kushte. Ne kemi një histori dashurie me Europën dhe nëse britanikët dëshirojnë divorcin, por nuk na shërben si një shembull për të hequr dorë, pasi për ne Europa është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme. Është rrugëtim për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet të së drejtës. Ne nuk po kërkojmë një dhuratë as lëmoshë, por jemi duke kërkuar atë që na përket, jo për t’u shndërruar në anëtarë të BE-së por për të çelur negociatat dhe më tej do të tregojmë se do të jemi të gatshëm për t’u shndërruar në anëtarë.

Në këto momente, shumë prej vendeve anëtare të BE, po të ishin në vendin tonë, do të kishin bërë të njëjtën gjë. Data 18 është e rëndësishme, por në 19 dielli do të lindë sërish, dhe nëse nuk do të kemi një PO do të vijojmë pasi rrugëtimi është për ne dhe nuk është se e bëjmë vetëm për Europën” tha Rama



Skip to toolbar