Rama: Nismës “Open Balkan” t’i bashkohet Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.

“Turqia partner i pazëvendësueshëm, si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni.  


Ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të ketë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. 

Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm ti bashkohen vendet e rajonit, por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër”, u shpreh Rama.




Skip to toolbar