Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rritjen e pagave për punonjësit e shëndetësisë, arsimit e policisë së shtetit e burgjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se rritja e pagave janë “frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”.