Rama për rindërtimin: Të këqijat s’vijnë vetëm për keq

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama deklaroi se tragjedia e 26 nëntorit, ku vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm që i mori jetën 51 personave dhe shkatërroi shumë banesa, ka hapur një hapësirë të re për programin e rindërtimit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme ‘Ekonomia në fokus’, kreu i qeverisë theksoi se këto hapësira të reja po ndikojnë ndjeshëm në ekonominë tonë.


“Procesi i rindërtimit duhet të garantojë strehim cilësor për banorët e dëmtuar nga tërmeti. Ndaj fokusin sot do ta kemi tek rindërtimit, pas tërmetit që goditi vendin dhe punësim siç po garantohet për 27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe falë kantierëve të hapura në zonën e prekur çojnë rrogën në familjen e tyre.

Si të gjitha të këqijat që nuk vijnë vetëm për keq, tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësira të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë.”, tha Rama.




Skip to toolbar