Nga Samiti i Tivatit në Malin e Zi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka aprovuar propozimin e ri franko-gjerman për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar caktimin e statusit për t’u ulur në tryezen e unionit.
“Besoj se Europa, së pari për veten, duhet të jetë më e guximshme, të mbajë procesin e bazuar në meritë, të shkojë drejt integrimit gradual, por të gjejë guxim. Nëse BE do të japë një mesazh të fortë, jemi sot në tryezë, por secili me statusin e vet, deri sa të bëhemi anëtare të BE. Pra kjo gjë është më e thjeshtë se sa e komplikuar për tu kuptuar. Është moment i mirë. Tani jemi para një propozimi franko-gjerman, kështu që më në fund dy miqtë e mirë, liderët e respektuar të Francës e Gjermanisë do të gjejnë qëndrueshmërinë të jenë si Kohl dhe Miteran.”
Rama kërkoi nga kancelari gjerman Merz dhe presidencti francez Macron ta ccojë deri në fund propozimin e tyre dhe të mos e lënë më në pritje Ballkanin Perëndimor.
“Ideja apo argumenti i rrezikut ka mbaruar. Se e kam dëgjuar prej vitesh, po plakem dhe unë tani. I kam parë disa që vijnë dhe ikin. Kanë ikur duke thënë që jo është e rrezikshme ju duam në BE. Në fakt ata ikën. Nuk është dhomë pritje, është integrim. BE duhet të gjejë forcën për një moment si Helmut Kohl. Por secili duhet të bëjë detyrat e veta, që të marrë më të mirën ngatryeza. Smund tu thuash fëmijëve rri afër komshijve po do ulesh të hash kur të jesh gati. Sepse një nga fëmijët do të njohë një nga gangsterët rusë në lagje, një tjetër do pëlqejë kukullat kineze. Dhe kështu, fëmijët mbahen bashkë.”
Me batutë të fortë iu përgjigj pyetjes se kur do të hyjë Shqipëria në BE.
“Kur do hyjë Shqipëria në BE? Tre gjëra si parashikon dot, zotin, seksin dhe BE-në.”
Sa për investimin në Zvërnec, kryeministri sqaroi edhe njëherë se Shqipëria është në mes të një lufte hibride, për një investim që ska ende projekt, por synon ti japë vendit dhe Europës një xhevahir të turizmit elitar.
“Nuk ka pse diskutojmë. Ska projekt akoma të aprovuar. Duhet të kemi projektin fillimisht. Ta diskutojmë projektin, por smund të diskutojmë diccka që nuk është. Është një luftë hibride nepermjet rrjeteve sociale, kundër Shqipërisë, nga forca që thonë se projekti nuk është projekt por është diccka e gatuar mes meje dhe Bibi Netanjahut, Xhared Kushnerit për të sjellë palestinezët në Zvërnec. Mendoj që media perëndimore të jetë më e kujdesshme.
S’ka projekt, s’ka arsye për t’u shqetësuar sa nuk ka projekt. Arkitektët më të mirë të botës, inxhinierët më të mirë janë të përfshirë, dhe s’është qëllimi të shkatërrohet natyra, por diçka unike. Një dhuratë e Shqipërisë për shqiptarët dhe për të gjithë ju në BE. “
