Samiti në Tivat/ Rama takohet me kryeministrin holandez Jetten

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten teksa ndodhen në Tivat, Mal i Zi në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Samiti mbledh liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimi Evropian për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit europian, zhvillimin ekonomik dhe sfidat e përbashkëta të rajonit.

Takimi zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun dhe politikat e BE-së, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.



Skip to toolbar