Rama propozon draft per asociacionin

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama zbuloi sot propozimin e Shqipërisë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë.

Ai tha se i ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft sesi duhet të jetë asociacioni. Këtë draft, Rama tha se nuk e ka konsultuar me Albin Kurtin.


Ky draft tha Rama është hartuar nga ekspertë të nivelit të lartë amerikanë dhe europianë pikërisht për këtë ditë, nëse do të vinte situatat që Kosova të rrezikonte sanksione.

Kryeministri tha se e dinte që në fillim të dialogut se asociacioni do të ishte pika e përplasjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft të asociacionit. Wshtë një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët, dhe për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës, pra palët nuk po merren dot vesh. Ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë dhe merr përsipër që asociacioni të jetë pjesë e jetës kushtetuese në Republikën e Kosovës. Arsyeja pse e ndaj publikisht sot këtë lajm është sepse situata po bëhet alarmante dhe nuk mund të qëndroj spektator për të parë Kosovën sesi tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës. Në lojë s’është fati i Albin Kurtit, por i Kosovës” – tha Edi Rama.




Skip to toolbar