Rama publikon videon e turistëve në Tiranë: Qytet befasues, modern, historik dhe me një zhvillim të jashtëzakonshëm

Më të fundit


Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqen turistë të ndryshëm që kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën, të cilët japin përshtypjen e tyre për kryeqytetin shqiptar.

Ata shprehen të befasuar për gjëra të ndryshme që kanë hasur në Tiranë. Madje disa prej tyre e cilësojnë si një qytet modern dhe historik në të njëjtën kohë që po rritet dhe po zhvillohet dita-ditës.


“Tirana, epiqendra dinamike e 365 ditëve turizëm, gëlon çdo ditë nga gjuhë të ndryshme të botës teksa zbulon një transformim sfidues sa modern, aq edhe autokton në mikpritjen e vet të ngrohtë siç shqiptarët e ofrojnë më së miri”, shkruan Rama në Instagram.

Më poshtë reagimet e disa prej turistëve nga Nigeria, Belgjika, Australia etj. të cilët tregojnë se çfarë i ka surprizuar më shumë në Tiranë:

SUHAD, Australi

Mendoj se është shumë bukur të shohësh një xhami dhe një kishë në të njëjtin vend. Këtë mëngjes ndërsa po bëhej falja e Bajramit mund të dëgjoje kambanat e kishës në të njëjtën kohë dhe mendoj se kjo është befasuese por edhe shumë e bukur për Tiranën.

SUKINA, Irlandë

Është krejt ndryshe, është në rritje, është mjaft moderne por historike. Gjithashtu është mjaft e mirë për t’u parë. Është një miks i bukur.

DEVINE, Nigeri

Ajo që më pëlqen në Tiranë është moti. Është shumë i mirë, nuk është nxehtë, nuk është ftohtë, është me diell, shumë këndshëm.

EMILY, Itali

Gjëja që më ka befasuar më shumë në Tiranë është fakti që ka shumë gjelbërim, ajri është i pastër, njerëzit janë shumë simpatikë, sillen mirë mbi të gjitha me turistët, kështu që jemi ndjerë shumë të mirëpritur.

JOHN, SHBA

Mendoj se janë shumë vend të ndryshme ku mund të ecësh dhe të njihesh me lagjen dhe të ndjesh atmosferën vendase shumë thjesht.

MELISA, Turqi

Njerëzit më kanë befasuar shumë, janë shumë miqësorë dhe janë vërtet të fatshëm për të ndihmuar nëse ke nevojë për ndonjë ndihmë ose nëse ke nevojë për ndonjë pyetje. Mendoja se do të ishin më dominues ose ndoshta pas agresivë, por nuk janë aspak. Janë kaq të ëmbël.

YAN, Belgjikë/ Kinë

Është shumë ngrohtë këtu, edhe në Belgjikë është ngrohtë së fundmi, por këtu është tjetër nivel. Në flladin e erës është mjaf komode, më pëlqen.




Skip to toolbar