Rama pyet shqiptarët me video: Kujt i besoni Metës apo Juncker

AKTUALITET


Pavarësisht se kanë shtrënguar duart mëngjesin e së mërkurës në Kosovë, kryeministri Rama ka thumbuar në rrjet presidentin Meta për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka postuar një video në instagram ku ka bashkuar deklaratat e të dyve, të Metës dhe të Juncker.


Në njërën anë shfaqet Meta duke deklaruar në konferencën për shtyp se zhvillimi i zgjedhjeve do dëmtonte objektivin për anëtarësimin në BE të Shqipërisë; nga ana tjetër shfaqet presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i cili deklaroi të martën nga Brukseli se anulimi i zgjedhjeve dëmton perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, u shpreh Juncker.

Kë besoni, shkruan Rama, Metën apo Juncker?

View this post on Instagram

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on




Skip to toolbar