Sulmohet KZAZ-ja në Rrogozhinë, s`dihen shkaqet dhe autorët

AKTUALITET


Një prej dyerve të godinës ku është ngritur KZAZ-ja e Rrogozhinës, është dëmtuar, raporton “Report Tv”, që ka publikuar edhe një foto.

Sipas këtij informacioni, ende të pakonfirmuar nga organet e rendit dhe ato hetimore, mësohet se është sulmuar fisheku i derës së KAZAZ-së, duke bërë që dera të jetë lehtësisht e kapshme. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë rrethimin e zonës.


Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar për ngjarjen, por ajo ndodh vetëm një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, ku vendosi ngritjen e grupeve për moslejimin e votimeve flase, siç i ka quajtur selia blu.

Në fakt, nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje pikërisht me këtë gjë, ndaj pritet hetimi dhe dhënia e informacioneve zyrtare për të kuptuar atë që ka ndodhur.




Skip to toolbar