Rama sjell mesazhin e Malajt: Trualli s`preket, duhet teatër i ri

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh, nga artistët që janë rreshtuar pro shembjes së godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin në truallin e saj, të një teatri të ri. Rama ka sjell mesazhin e aktorit dhe pedagogut të Akademisë së Arteve, Petrit Malaj, për të cilin kreu i qeverisë shprehet se “Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre. Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar”, thuhet në komentin e Ramës.

Ndërkohë, në mesazhin e Petrit Malajt, aktori i njohur shprehet se gjërat po thuhen troç, trualli i teatrit nuk do të preket, dhe në të do ndërtohet një teatër i ri. “Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri. Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin”, përfundon komenti i Petrit Malajt.


Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 17. August 2019



Skip to toolbar