Belgjika vazhdon të “ëndërrojë”/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë të surprizojnë Spanjën në çerekfinale

Më të fundit


Deri tani ka qënë një turne plot ulje dhe ngritje. Për momentin Belgjika ndodhet në majë të arritjeve të saj pas fitores 4-1 kundër SHBA në 1/8 e “Botërorit 2026”.

Edhe optimizmi është amplifikuar, por Rudi Garcia dhe të besuarve të tij iu duhet një tjetër paraqitje e madhe, pasu në çerekfinalen e turneut do të sfidojnë Spanjën.

Belgjika vjen në këtë përballje me pak kuota sipas parashikimeve, por trajneri i saj nuk ndan të njëjtin mendim.

“E dimë se po përballemi me një nga ekipet favorite dhe e njohim forcën e tyre, si individuale ashtu edhe kolektive, një forcë që e kanë ruajtur prej 15 apo 20 vitesh tashmë. Por statistikat janë bërë për t’u thyer dhe ne do të bëjmë çmos për të shënuar. Jemi skuadra e dytë më efikase në sulm në këtë Botëror. Të gjithë flasin për eliminimin tonë, por ne mund t’ia dalim mbanë.”

Në ndeshjen e fundit, kundër SHBA, Garcia surprizoi të gjithë me zgjedhjet e tij në formacion. Por ndaj Spanjës, ai e di që do t’i duhet i gjithë talenti dhe mbi të gjitha eksperienca. Për këtë, titullar pritet të kthehet sërish de Bruyne, që do të ndihmojë manovrat sulmuese për këmbët e Doku, Trossard dhe De Ketelaere, sërish në formacion. Po ashtu, Vanaken merr sërish besim në mesfushë në krah të të palodhurit Telemans. Një mungesë e madhe për Belgjikën është Onana, që e ka mbyllur përpara kohe Botërorin pas dëmtimit të rëndë në gju.



Skip to toolbar