Kryeministri Edi Rama, zëvëndësi i tij Erion Braçe dhe Ministri Sandër Lleshaj vizituan Thumanën, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i të martës.
Drejtuesit e qeverisë kanë ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit të personave që kanë mbetur në rrënojat e pallateve të shembur.
Familjarë të këtyre personave, të dëshpëruar dhe me lot në sy, kanë kërkuar nxjerrjen sa më parë të afërmve të tyre.
Një grua mes lotësh kërkoi ndihmë që t`i shpëtojnë vëllain së bashku me bashkëshorten e tij, që ndodhen ende nën rrënoja, ndërsa nuk dihet nëse janë gjallë apo jo.