Ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit të rralla dhe të çuditshme për shkak të mungesës së kundërshtarit kryesor, Rama tha se kjo nuk vinte për faj të qeverisë,por mendjes së opozitës dhe paaftësisë së saj për të paraqitur një dritare të re për qytetarët duke shmangur votën e tyre, për të justifikuar humbjen e garantuar. Edhe pse dogjën mandatet për t’u bashkuar me popullin tha Rama, në fakt opozita u fut mes tij duke e shtyrë të ushtrojë dhunë ndaj policisë dhe institucioneve.
“Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë vend dhe po nuk e bëmë ne, askush tjetër nuk ka për ta bërë. Për fat të keq ato që duhet të ishin sfiduesit tanë, për të krijuar një dritare të re mundësish për qytetarët, sot janë më keq nga ç’kanë qenë, pasi mirë nuk i kam parë ndonjëherë. Këto janë zgjedhje të çuditshëm për faktin se nuk kanë një kundërshtar kryesor dhe nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Shqipërisë në një moment që pret hapjen e negociatave. Atyre jua ka fajin mendja e tyre. Por Shqipëria dhe demokratët që i votuan çfarë faji ju kanë? Ato dolën për të mos u kthyer më. Ato nuk u shkrinë me popullin, por u futën në mes të tyre duke i nxitur të shkaktojnë dhunë ndaj policisë dhe institucioneve.” – tha Rama
Gjatë prezantimit të kandidat për Kolonjën Erion Isaj, Rama kërkoi nga banorët mbështetjen e tij si dhe tha se kandidimi i tij ishte i mirëpritur pasi si rrallë herë dikush kërkoi që të ik nga Tirana në Kolonjë dhe jo e kundërta. “Erionit të “tretë” ne i dhamë mbështetjen tonë, ju do ja jepni më 30 qershor.”