Rasti “Xhaçka”/ Dhuli: SPAK nuk veproi, gjykata e detyroi të nisë procedim ndaj saj dhe bashkëshortit

Më të fundit


Skerdjan Dhuli thotë se SPAK nuk veproi për rastin e Olta Xhaçjës dhe bashkëshortit të saj, por ishte gjykata që e detyroi Prokurorinë e Posaçme që të nisë procedim, lidhur me investimet strategjike në jug të vendit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Dhuli u shpreh se një personi që kishte 1000 metra katrorë tokë, në emër të tij, u falsikuan edhe 5500 metra të tjerë.

“Në rastin e zonjës Xhaçka, nuk është SPAK që ka vepruar. SPAK e djallosi rastin e zonjës Xhaçka. Sot është vendimi i gjykatës, që detyron prokurorine SPAK. të marrë të pandehur zonjën Olta Xhaça dhe zotin Artan Gaçi. E solla si rast, për të thënë që ky prokurori i SPAK, që për ironi të fatit është ai që arrestoi Veliajn, është po i njëjti prokuror, që toleroi me vendim Xhaçkën dhe Gaçin. Gjykata i detyron t’i marrë të pandehur sipas kallëzimit penal. Bashkëpunim me të mirë se SPAK, se sa ta ngarkosh me kallëzime penale, nuk ka. PD, këtij institucioni, nuk ka javë që nuk i ka dërguar kallëzime penale. PD mban rekod për referime të dosjeve në SPAK. Viktima është personi të cilit këta i kanë grabitur prona.

Shtetasi Foto Mhilli, kishte 1000 metra tokë, me ligjin 7501, të dhënë në 1993 dhe në emër të tij u falsifikuan edhe 5500 metra të tjera dhe pastaj u mor edhe toka shtet. Shtetasi që kishte 1000 metra tokë, këto i kishte të pahipotekuara, shkoi Artan Gaçiddhe i tha, këto do t’i hepotekoj unë. Ishin dy familje në konflikt. Letrat në hipotekën e Vlorës. Jorgo Goro është në burg për këtë. E di prokurori i Vlorës”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar