Reagon Dvorani: Më në fund Meta po ushtron një të drejtë kushtetuese

AKTUALITET


Paralajmërimi i kreut të shtetit, Ilir Meta se do të kallëzojë penalisht kreun e KED, Ardian Dvorani, ka sjellë reagimin e tij, i cili e ka ironizuar atë, duke u shprehur se më në fund, ai po ushtron një të drejtë që Kushtetuta, nuk ia njeh vetëm atij, por kujtdo.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallëzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo”, deklaroi Dvorani.


Ndërsa sa i përket kallëzimit ndaj tij, ai tha se si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit. “Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale të përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës. Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.”, shprehet Dvorani.




Skip to toolbar