Real siguron një tjetër talent, ylli i Frankfurtit drejt Madridit!

Më të fundit


Real Madrid nuk ka kohë për të humbur. Teksa ky sezon është i dështuar për “Los Blankos”, ai i ardhshmi duhet të jetë patjetër i suksesshëm. Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin madrilen, është shoqëruar edhe me me një listë lojtarësh që pritet të afrohen në ekip.

Kështu puna ka nisur, një nga emrat e publikuar nga mediat, që pritet ti bashkohet Realit këtë verë, është talenti 21-vjeçar i Frankfurtit, Luka Jovic. Gazeta spanjolle “AS”, ka publikuar një lajm ku njofton se ky transferim është i mbyllur.

Real do të paguajë një shifër prej 60 milionë eurosh për të sjellë Jovic në “Santiago Bernabeu”, ku 48 milionë euro i shkojnë Frankfurtit ndërsa pjesa tjetër i shkon Benfikës, që ka një pjesë të kartonit të lojtarit.

Për Luka Jovic ka disa klube të interesuara, mes tyre dhe PSG-ja, por Reali ka nxituar të blejë serbin, që po shkëlqen me Frankfurtin këtë sezon. Kontrata e re me Realin, sipas medias, do të jetë gjashtë vjeçare. Jovic është blerja e dytë për sezonit e ardhshëm, pas qendërmbrojtësit të talentuar të Portos, Militao.




Skip to toolbar