Reforma në Drejtësi, Jordan Daci: Kthimi pas më i dëmshëm se korrigjimi.

AKTUALITET


Avokati Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se Reforma në Drejtësi duhet të korrigjohet dhe jo të kthehet pas.

Sipas tij kthimi pas i Reformës është shumë i dëshmësh edhe pse meriton një analizë të thellë të atyre që kanë kaluar.


Nga ana tjetër Minxhozi e ka kundërshtuar Dacin sa i përket parlamentit që juristi e quan ilegjitim. Minxhozi thotë se të huajt e kanë pasur të qartë objektivin që kur opozita dilte protesta me molotov, kurse nga ana tjetër shton se nëse SHBA ka diçka të qartë në Shqipëri, është pikërisht kjo Reformë.

JORDAN DACI: Është më mirë të korrigjohet dhe të ecë përpara. Kthimi mbrapsht është shumë i dëmshëm dhe i dhimbshëm. Meriton një analizë të thellë të atyre që janë bërë por duhet korrigjuar më mirë.

SKËNDER MINXHOZI: Unë mendoj që Jordani kishte të drejtë se çdo tendencë për ta çuar gravitetin e Reformës në Drejtësi në një tryezë politike është e gabuar. Pasi procedurialisht ka dalë nga politika dhe ka mbetur thatë. Prek interesa shumë jetike jo vetëm politike dhe profesionale. Procese të tilla të thella dhe traumatike siç është Vettiungu kanë skualifikuar shumë gjyqtarë e prokurorë.

Problemi këtu është që ka një kontradiksion. Nga një anë nuk duhet çuar tek politika Reforma, nga ana tjetër nuk e miraton dot parlamenti.

Ky parlament është dëmtuar nga një vendim, që vetëm Ilir Meta po e kupton sa i pavënd, traumatik ka qenë për ata që e morën. Për këtë parlament kanë luftuar të gjithë ndërkombëtarët. Nuk lamë të binin zgjedhjet lokale dhe të fitonin protestat e opozitës.

Kanë pasur që atëhere në mesin e molotovëve, kanë pasur vetëm një yll polar, nuk lejojmë të preket superstruktura e shtetit, pasi kemi një objektiv, të huajt, Reformën në Drejtësi. T’I thuash amerikanëve sot që ky parlament, i kanë 82, t’i thuash sot atyre ata që kanë bërë atë deklaratë, nëse ka diçka të qartë diçka është Reforma në Drejtësi.

Për 3 arsye u duhet Shqipërisë stabiliteti. Integrimi, Rajoni dhe Reforma në Drejtësi.

JORDAN DACI: Përgjithësim subjektiv. Jam pro amerikanëve, që zgjedhjet duhet të njihen nga Gjykata Kushtetuese. Ky institucion, parlamenti, është i delegjetimuar. Më thuaj një kundërshtim që i kanë bërë qeverisë Rama.




Skip to toolbar