Reforma Zgjedhore, duket se do të jetë një tjetër investim ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga e kaluara, ky investim do të jetë aq serioz sa për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, në lidhje me këtë reformë, kreu i PR, Fatmir Mediu u shpreh se një sistem konkurrues. “Qëndrimin tim për sistemin e kam bërë të qartë. Kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për garë të hapur. Duhet konkurrim. Unë nuk mendoj se duhet ta reduktojmë diskutimin tonë me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Çështja është te vullneti politik dhe vullnet legjislativ. Prandaj duhet të bëjmë një analizë”, tha Mediu.
Më tej, në studion e “Real Story”, ai u shpreh se opozita kërkon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se opozita ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore. “Këtë po themi, zbatimi sa më shpejt i Reformës në Drejtësi. Për të shkuar te një parlament përfaqësues. Ne kemi rënë dakord para disa ditësh në një takim, një nga pikat ishte Reforma Zgjedhore. Unë e kam bërë gati atë që mendoj. Nëse flasim sot për kushtetueshmëri është sa kushtetues është parlamenti. Nuk duhet kthyer parlamenti në kuadër të një partie politike. Secili ka të drejtë të jetë në garë”, tha Mediu.
Ndërsa shtoi më tej, se sipas tij, sistemi më i mirë është ai “proporcional kombëtar” me lista të hapura. “Sistemi më i mirë është proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo është një çështje që kërkon shumë ndryshime. Ndërkombëtarët duan një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse me opozitën reale. Kjo është një realitet që do të mbyll problemin e krizave nga pikëpamja zgjedhore. Të gjitha janë në tavolinë, kemi paraqitur prej kohësh 10 pika. Ndërkombëtarët e duan opozitën brenda procesit. Ne kërkojmë një proces që të zgjidh përfundimisht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkimin e krimit zgjedhor”, tha Mediu. /Realstory.al/