Kombëtarja ka hedhur pas krahëve ndeshjen me Francën ku humbi 4 me 1 duke u fokusuar tek ndeshja e radhës kundër Islandës për eliminatoret e “Euro 2020”, ku bën pjesë në grupin H. Trajneri Edy Reja e ka konsideruar ndeshjen me Islandën që do të mbahet ne “Elbasan Arena” si ndeshjen deçizive që do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane, ndërsa ka folur edhe për skemën që do të përdor dhe largimet nga fusha. Reja ka konfirmuar se ka lënë jashtë ekipit kapitenin Mërgim Mavraj si një zgjedhje teknike dhe rivlerësim të ri të grupit.
“Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Për sa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Duhet të bëjmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë.” është shprehur Reja
Në lidhje me skemën 3-5-2 është një skemë sa mbrojtëse aq edhe sulmuese duke mbajtur kundërshtari jashtë porte.
“Në Islandë djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmues qendrorë, dy mesfushor qendorë e dy që sulmojnë nga krahët. Pra, më shumë se sa sistemi në vetvete, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Për mua kjo skemë nuk është defensive.” u shpreh Reja