Reja shpall listën anti-Itali!

Më të fundit


Kombëtarja Shqiptare do të luajë javën e ardhshme 2 ndeshjet e fundit miqësore, atë me kampionët e Europës në fuqi të Italisë dhe Armeninë.

Pas dy ndeshjeve miqësore jashtë datave të FIFA-s me Arbaninë Saudite dhe Katarin, ku u testuan kryesisht lojtarë të kategorisë Superiore, për këto dy përballje trajneri Reja do të ketë në dispozicion një lojtarët kryesorë të kombëtares që ka përzgjedhur dhe është përfaqësuar në këto 3 vite e gjysmë të tij në drejtimin e pankinës kuqezi. Në listën e të grumbulluarve për këto dy  ndeshje nga tekniku 77-vjeçar bie në sy rikthimi i Marash Kumbullës dhe Berat Gjimshitit që nuk ishin në ndeshjet e shtatorit në Nations League për shkak dëmtimi që i mbajti relativisht gjatë jashtë fushës së blertë edhe me klubet.


Po kështu është rikthyer në grumbullim edhe Keidi Barenjë mungesë në ndeshjet e fundit edhe ky për shkak lëndimi. Ndërkohë që  italiani ka vendosur të marrë edhe disa nga futbollistët që aktivizohen në Kategorinë Superiore, pjesërisht për shkak të mungesave dhe pjesërisht për shkak të paraqitjes së tyre të mirë në dy ndeshjet e fundit miqësore, si mbrojtësi Eneo Bitri, Erdenis Gurishta dhe Andi Hadroj. Në të njëjtën kohë, në listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy ndeshje figuron edhe emri i sulmuesit të Legia Varshavë, Ernest Muci i cili prej kohësh ka qenë në diskutim për t’u rikthyer por në një moment ka patur pak minuta aktivizim me skuadrën e tij dhe në një moment tjetër ishte i dëmtuar, gjithsesi tashmë ai do të jetë në listën e të grumbulluarve  ndërkohë që bie në sy mungesa në këtë listë të Sokol Cikalleshit.

Kombëtarja shqiptare do të luajë me Italinë në 16 nëntor në Stadiumin Air Albania, ndërsa me Armeninë në 19 nëntor, që do të jenë me gjasë edhe dy ndeshjet e fundit të trajnerit Edoardo Reja nën drejtimin e pankinës kuqezi.




Skip to toolbar