Revista prestigjioze promovon Gjirokastrën, Rama: Është në fokusin e udhëtimeve unike

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social Facebook  ka ndarë një artikull të publikuar në revistën prestigjioze të udhëtimeve “Islands”, e cila i kushton një vëmendje të veçantë qytetit të Gjirokastrës, duke e cilësuar si një prej destinacioneve më tërheqëse për turizmin në Shqipëri.

Në artikullin e revistës, Gjirokastra përshkruhet si një qytet i veçantë prej guri, i njohur për kalanë historike, rrugicat me kalldrëm dhe gatimet tradicionale të pasura me shije autentike.

Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, e cila nuk është më vetëm një adresë në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni i një udhëtimi unik, që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, nëpër kalldrëmet mes ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri, kulturë, aktivitete artistike, zeje, kulinari e jashtëzakonshme i pagëzuar si qyteti sharmant prej guri, në revistën e njohur të udhëtimeve “Islands”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar