“Revoltë” dhe zjarr në burgun grek/ Shqiptari “kontrollonte” burgun e Janinës, disa të arrestuar

BOTA


Një operacion policor i forcave speciale greke ka përfunduar në revoltë në burgun e Janinës. Policia greke prej katër vishte kishte hetonte një grup brenda burgut të Stavrakiout në Janinë, të kontrolluar nga ai që njihej si “Bossi” apo “Shefi”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për të dënuarin shqiptar Edmond Përbasha.


Mësohet se me bashkëpunëtorë të tij brenda e jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë, ai kontrollonte veprimet e paligjshme përfshirë shpërndarjen e drogës.

Forcat speciale bashkë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm kanë ndërhyrë në burg prej orës 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste si dhe për të kryer kontrolle për drogë, armë, celularë etj.

Kontrollet kanë shkaktuar revoltë ndër të burgosurit, të cilët kanë djegur dyshekë e sende të tjera. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse, ndërkohë që forca të shumta policore vazhdojnë operacionin. Disa prej të burgosurve mësohet se janë transferuar./abcnews.al/




Skip to toolbar