“Romeo” gjerman ngjit murin e burgut për të takuar të dashurën

AKTUALITET


Një adoleshent gjerman, i dashuruar marrëzisht, e tejkaloi Romeon e Shekspirit duke iu ngjitur murit të një burgu femrash, 4 metra të lartë dhe arriti deri në dritaren me hekura të qelisë së të dashurës së tij, pasi ajo i kishte thënë në telefon se do të ndaheshin.

Mirëpo, pas kësaj 18-vjeçari nuk pranonte të zbriste poshtë dhe u desh që zjarrfikësit në veri të Gjermanisë të përdornin një shkallë për ta shpëtuar.

Shtypi gjerman njoftoi se e dashura, edhe ajo 18 vjeçe, ishte ndarë me të nga telefoni, pak çaste para se ai të bënte këtë veprim. Adoleshenti ishte gjysmë i zhveshur, dukshëm për të shmangur kapjen e rrobave nëpër telat me gjemba. Tani ai mund të përballet me ndjekje penale për shkeljen që bëri.

Një zëdhënës i burgut të të rinjve në Vechta në Lower Saxoni, tha se i riu ishte i dëshpëruar dhe donte të bindte të dashurën që të ndërronte mendje. Ai ia arriti që të ngjitej deri në dritaren e katit të parë.

Djaloshi pati si avantazh një llambë rruge për t’u ngjitur në mur, kështu që tani autoritetet e kanë mbështjellë llambën me tela me gjemba, njoftoi kanali televiziv NDR.

“Nuk është e qartë pse djali nuk prenotoi një vizitë në burg në vend që të t’i hynte kësaj aventure javën e kaluar. Nuk u dhanë më shumë detaje rreth tij apo së burgosurës në moshë të re që ai u përpoq të takonte dhe është e paqartë nëse përpjekja e tij pati sukses”, shprehen mediat gjermane.



Skip to toolbar