Ronaldo i thotë “Po” Napolit, agjenti i portugezit besimplotë

Më të fundit


C.Roando te Napoli nuk është një operacion si gjithnjë të tjetër, por në këto ditë të fundit të merkatos, nga një ide po kthehet në një pistë shumë konkrete. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka dhënë bekimin e tij për një transferim të mundshëm në “Maradona”, por palët e përfshirë në këtë operacion janë në garë me kohën, më 31 gusht mbyllet merkato e transferimeve.

Agjenti i CR7, Jorge Mendez, ka shumë besim se kjo lëvizje mund të realizohet, pasi të gjithë faktet të dërgojnë në këtë përfundim. C.Ronaldo nuk bën pjesë në planet e Man.United, Erik Ten Hag e ka bërë të qartë me vendimet e tij, në rastin më të mirë Ronaldo në sytë e tij është thjesht një zëvendësues, ndërsa së fundmi drejtuesit e United po bëjnë gjithçka për t’i vendosur në dispozicion një tjetër sulmues.Përcaktues në kalimin e Ronaldo-s te Napoli mbetet Osimhen, edhe në këtë pikë, Mendez dhe mediat britanike kanë besim se United do të paraqes një ofertë të re për sulmuesin nigerian: 100 milionë euro plus shërbimet e Ronaldo-s. Drejtuesit e United janë të gatshëm të paguajnë 80-85% të pagës së Ronaldo-s, me portugezin që përfiton 24 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, Napoli është gati të bëjë gjithçka për të plotësuar kërkesat e CR7, madje janë të gatshëm ti lejojnë 100% përfitimet nga të drejtat e imazhit.





Skip to toolbar